E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Tregtonte mish me vulë falso, AKU mbyll aktivitetin në Librazhd

AKU ka mbyllur një aktivitet në Librazhd, i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa i’u nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

 

Reklamë

Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare.

 

Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

 

Për sa më sipër ndaj subjektit me nipt L53402215L u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë