E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tregtonte mallra kontrabandë e organizonte lotari, arrestohet korçari

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë arrestuar pronarin e një lokali pasi tregtonte mallra kontrabandë si dhe organizonte lotari të palejuara.

 

Shtetasi i arrestuar është me iniclaet B.M, 64 vjeç, banues në Korçë.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në ambjentet e lokalit në pronësi të tij në lagjen nr.8 në Korçë, për të cilin ky shtetas nuk posedonte dokument tatimor, iu gjetën: një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë si dhe një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

 

64 vjeçari akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregëtar të pa regjistruar në organet tatimore”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë