E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tregtonte kokainë në kryeqytet, arrestohet 43-vjeçari

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER” nga ku u arreestua në flagrancë një person.

 

Shtetasi i arrestuar është F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.

 

Reklamë

Ky shtetas sipas policisë tregtonte drogëra të forta, kryesisht Kokainë në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” në pronësi të 43-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë