E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tregtonin prodhimet në aksin Korçë-Pogradec, Bashkia largon fermerët nga rruga

Policia bashkiake e Korçës ka filluar ndërhyrjet për largimin e fermerëve që tregtojnë prodhimet e tyre në afërsi të rrugës nacionale Korçë-Maliq.

 

Reklamë

Aksioni I nisur të enjten, sipas policisë bashkiake, nuk ka si qëllim bllokimin apo ndërprerjen përpundimtare të këtij lloj aktiviteti tregëtar për fermerët, por reduktimin e aksidenteve rrugore në këtë aks nacional.

 

Bashkia i ka urdhëruar banorët të largohen më në thellësi nga rruga në mënyrë që të mos krijohen probleme trafiku me risk të madh aksidentesh.

 

Nga ana tjetër fermerët edhe pse e kanë mbështetur këtë masë, vijojnë të shprehen skeptikë pasi nuk kanë mundësi tjetër se ku të shesin prodhimet e tyre bujqësore.

 

Përgjatë rrugës nacionale Korçë-Pogradec, tregëtojnë prodhimet e tyre rreht 30 fermerë

Vazhdo të lexosh

Reklamë