Subscribe

Pavarësisht treguesve negativë të volumit të tregtisë gjatë mujit prill, duket se efektet negativë në këtë sektor nuk do të ndalën.

Muajt e verës pritet të thellojnë më tej rënien e import-eksporteve në rrugë detare. Ky fakt konfirmohet nga bizneset transportuese, të cilët thonë se këto kohë nuk janë bërë prenotime.

Rudolf  Xhillari, transportues kontenierësh, tha në emisionin “E-Zonë” në “Vizon Plus” se kanë rënë prenotimet me afro 30% për muaj qershor –korrik.

“Pra efektet pritet të ndihen  më shumë në muajt në vijim. Kjo ka ardhur si pasojë e pasigurive në të cilat kanë qënë tregjet këto muaj dhe vijojnë të jenë”, tha Xhillari.

Por sipërmarrësit e kësaj fushe theksojnë se shërbimi në portin e Durrësit duhet të përmirsohet dhe të kryhet në mënyrë elektronike, duke shmangur kohët e pritjes.

Vetëm në këtë mënyrë ky port mund të rrisë më tej volume tregtare për vendet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Xhillarit, bizneset e kanë më të lehtë të zgjedhin portet e tjera për shkak të shërbimit dhe teknologjisë që përdorin. 

Pasiguria që krijoi në ekonom pandemia, bëri që shumë biznese të reja që ishin në fazën e hapjes apo të ndryshimit të aktivitetit të spostojnë  projektet e tyre për një fazë të dytë, duke reflektuar në këtë mënyrë edhe në volumet e tregëtisë, në portin më të madh në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *