E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tregti armësh në Elbasan, pranga shqiptarit nga Maqedonia

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se zhvillonte aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake në Përrenjas.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “URAKA 1” u arrestua Ylber Suma dhe u  sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë. Shqiptari i maqedonisë u kap në vendin e quajtur fshatin Urake të qyteti i Prrenjasit.

 

Burime nga policia bënë me dije se i riu i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme armët nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro copa (pistoleta).

Vazhdo të lexosh

Reklamë