Sociale
Tregtarët protestë para Bashkisë në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë protestuar mbrëmjen e kësaj të hëne përpara Bashkisë.
Protesta vjen pas njoftimit të dhënë nga bashkia, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tri ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.
Tregtarët shprehen se nuk kanë asnjë alternativë se ku mund të zhvendosen për të vijuar punën, ndërsa theksojnë se njoftimi është bërë pa asnjë konsultë paraprake me ta. Largimi nga tregu, sipas tyre, përbën shkatërrim të ekonomisë për dhjetëra familje që prej vitesh ushqehen nga ky aktivitet tregtar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




