Subscribe

Teksa punonjësit e Bashkisë pastronin shenjat e protestës se nje dite me pare, nje tjetër tubim eshte zhvilluar kundër drejtuesve te këtij institucioni. Tregtare, biznesmenë e përfaqësues te shoqërisë civile kundërshtuan vendimin e Këshillit Bashkiak per rritjen e tarifave vendore. Sipas tyre, vendimi per rritjen e taksave, i marre ne 30 dhjetor te 2015 është i padrejte dhe antiligjor. Por çfarë ka ndryshuar ne taksat vendore te biznesit qe punon ne kryeqytet? Pronari i një lokali tregon se sa janë detyrimet e tij ndaj Bashkisë, qe nga janari i këtij viti. Te irrituar nga vlera e taksave te reja, drejtues te Shoqatës se Tregtareve i kane bere thirrje kryetarit Veliaj te tërheqë vendimin per 10-fishimin e tarifave. Ata i bene thirrje tregtareve te mos i paguajnë taksat dhe paralajmëruan se do t’i drejtohen për zgjidhje Gjykatës Administrative. Tregtaret deklaruan se ditën e shtune do te organizojnë nje tjetër tubim para Bashkisë, ku do te marrin pjese se bashku me familjet e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *