E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tregtarët dhe Bashkia, negociata për taksat

Bizneset qe preken nga paketa fiskle e Bashkisë do te marrin te hënën nje vendim, nëse do te vijojnë protestën apo do ta ndërpresin atë. Edhe pse diten e fundit ata kane qene ne negociata me kreun e Bashkisë Erjon Veliaj, kryetari i shoqatës Nikollaq Neranxi thotë se është ende i paqartenga qëndrimi kryebashkiakut për rishikimin e 12 taksave ne Tirane. Ne mbështetje te kërkesave te biznesit kane dale sot edhe përfaqësuesit e e PD ne Këshillin Bashkiak. Këta te fundit kërkojnë mbledhjen e Këshillit me qellim ridiskutimin e te gjitha taksave. Ndërsa thone se PD ka depozituara variantin e saj per ulje deri ne 30 % te barrës fiskale. Prej disa ditësh, tregtare te Tiranës protestojnë, per rritjen e disa taksave ne kryeqytet, qe sipas tyre do t’i çoje ata drejt falimentimit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video