E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tregtarët ambulantë të fruta perimeve në protestë, nuk pranojnë të zhvendosen

Tregtarët ambulantë të fruta perimeve në Korçë kanë protestuar pas vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual drejt markatës së shijës.

 

Reklamë

Ata janë kundër çmimeve të vendosura për të shitur në këtë treg të ri, duke u shprehur se vlera prej 10 mijë lekësh është e papërballueshme për ta, ndërkohë që tek tregu aktual paguajnë vetëm 2 mijë lekë dhe sërisht xhiroja ditore është mjaft e ulët, aq sa nuk arrijnë të ushqejnë familjet e tyre.

 

Tregtarët kërkojnë që bashkia e Korçës të marrë parasysh kërkesat e tyre të shprehura edhe me një peticion disa ditë më parë dhe të ulë çmimet e tavolinave në markatën e re, pasi në të kundërt ata thonë se nuk do të pranojnë të shkojnë në këtë treg.

 

Markata e Shijes është një ndër projektet madhore në qytetin e Korçës me një fond investimi rreth 80 milionë lekë, të cilat janë investuar në tre faza nga Bashkia e Korçës, IADSA dhe TAP.

 

Aktualisht ky objekt është i përfunduar duke ofruar kushte bashkëkohore të tregtimit.

 

Në këtë treg janë të ndara hapësirat e tregtimit për fruta perimet, bulmetin, mishin e peshkun, ndërkohë që ofrohen edhe ambjente çlodhëse, si dhe zyra për administratën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë