Edukimi financiar ka qenë në fokus të punës së Autoritertit të Mbikqyrjes Financiare  me qëllim informimin e popullatës mbi rëndësinë e njohurive në këtë fushë. Ky fakt lidhet jo thjesht me qytetarët, duke i mbrojtur ata më shumë nga rreziqet e ndryshme, por edhe për shendetin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

 

Gjatë një konference të zhvillur nga AMF për këtë qëllim, kreu Ervin Koci u shpreh se 90% e studenteve kanë rezultuar nga sondazhet se nuk kanë njohur mbi këtë treg, ndaj dhe informimi mbart një rëndësi të vencatë. Autoriteti gjithashtu ka koordinuar për herë të parë përgjatë këtij viti praktikat profesionale të rreth 300 studentëve, me shpërndarjen e tyre pranë shoqërive të tregjeve që AMF mbikëqyrë.

 

“Ne jemi të ndërgjegjshëm se tregjet financiare janë një fushë relativisht e re në shoqërinë shqiptare, madje edhe vetë institucioni, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rezulton të jetë pak i njohur. Nga anketimet që kemi zhvilluar me studentët, vërehet se njohuritë e tyre për tregjet financiare jobankare, në mbi 90% të të intervistuarve, janë të pakta dhe të pamjaftueshme lidhur me letrat me vlerë, fondet private të pensioneve apo edhe fondet e investimeve. Për tregun e sigurimeve, niveli i informacionit është pak më i lartë, por i lidhur kryesisht me produkte të sigurimeve të detyrueshme, produktet që i lidhin studentët me procedurat e regjistrimit në shkollë, apo sigurimet e kërkuara për shembull nga bankat në rastin e marrjes së një kredie, tha Koci gjatë fjalës së tij në këtë konferencë.”

 

Një tjetër aspekt frenues për zhvillimin e tregjeve është niveli i ulët i njohurive financiare tek individët, që në Shqipëri në bazë të studimeve ndërkombëtare është më i ulët se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit. Edhe përqindja e popullsisë në Shqipëri që përdor sistemin financiar rezulton të jetë më e ulët se rajoni. Kjo ndikon negativisht në ndërgjegjësimin e individëve për shembull për nevojën e një pensioni privat vullnetar, në qasjen e tyre ndaj produkteve që ofrohen nga fondet e investimit apo dhe më vonë në qasjen ndaj tregut të kapitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *