Pedagogu Azmi Stringa, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” u shpreh se modeli ynë ekonomik nuk po i nxjerr dot njerëzit nga varfëria.

 

“Shumë nga mekanizmat e stimulit në këtë periudhë që janë propozuar, siç janë subvencionet apo reduktimi taksave, kërkojnë mekanizma të  transmetimit efikas. Nëse tregjet tona janë të kapura, kush do të na garantojë që këto gjëra do të reflektohen. Ne kemi pasur një eksperiencë negative në këtë drejtim. Që të funksionojnë këto mekanizma kërkohet te kemi tregje të hapura dhe të çliruara, për të ndihmuar si prodhuesin dhe konsumatorin, sidomos për ato gjëra që ne mund të bëjmë, siç është heqja e ndërmjetësve, të cilët janë duke shtrydhur nga të dyja anët si konsumatorin, ashtu edhe prodhuesin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *