E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, bien në pranga

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës kanë rënë në pranga si pasojë e një aksioni të zhvilluar këtë të enjte në very të vendit.

 

Reklamë

IPK përmes një njoftimi për mediat ka konfirmuar informacionin se në operacion në pranga kanë përfunduar tre persona.

 

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”.

 

Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë