E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Tre viktima sot në Maqedoninë e Veriut, shërohen 38 pacientë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 21 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raporton se këtë të mërkurë janë shëruar 38 pacientë, duke e cuar në 627 numrin e të rikuperuarve në spital.

Viktimat ishin dy nga Kumanova dhe një nga Shkupi. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit është 74.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1436.

Vazhdo të lexosh

Reklamë