Shkon në tre numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid të Spanjës.

 

Mediat spanjolle raportojnë se kanë të mbetur të plagosur të paktën edhe tetë persona të tjerë.

 

Një ndërtesë që i përkiste Kishës Katolike në qendër të Madridit u përfshi nga flakët.

 

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

 

Policia evakuoi të gjithë zonën pasi rreziku nga shpërthimi dhe zjarri ishte i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *