3 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, për shkak të shirave të rrëmbyer që kanë përmbytur rajonet veriore të Italisë, në dy ditët e fundit.

 

Situata më e rëndë paraqitet në tre qytetet Casena, Casenatico dhe Forli.

 

Viktima e parë u gjet i mbytur në katin e parë të shtëpisë ku jetonte, pranë brigjeve të lumit Montone, ndërsa bashkëshortja e tij u shpëtua nga ekipet e emergjencës.

 

Dy viktimat e tjera u gjetën në të njëjtën zonë.

 

Autoritetet kanë ndërhyrë duke evakuuar mijëra persona nga banesat e tyre.

 

Një tjetër situatë kritike është në Bolonja me lumin Ravone që ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një nga rrugët kryesore, duke bllokuar trafikun.

 

Në të gjithë rajonin Emiglia Romana, shkollat dhe shumë shërbime të tjera do të qëndrojnë të mbyllura edhe për një ditë më shumë.

 

Kjo është hera e dytë brenda muajit që rajoni goditet nga moti i keq. Edhe në fillim të majit shirat e rrëmbyer shkaktuan dy viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *