Moti i keq ka goditur Gjermaninë. Shirat e rrëmbyeshëm kane bere qe uji te mbuloje rrugët. Rrëshqitja e dherave dhe rrëzimi i pemëve kane shkaktuar disa aksidente dhe bllokim të trafikut. Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident me makinë, për shkak të prezencës se madhe te ujit ne rruge. Më alarmante situata është në zonën e Bavarisë.

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen nga Përmbytjet është në pritje të një rritje të mëtejshme te nivelit te ujit. Qytetaret janë paralajmëruar në Berlin e qytete te tjera që të tregojnë kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Edhe Italia po përballet me nje situate te pazakonte te motit.

 

Stuhia dhe breshëri i madh kane prekur Piemonten, Venecian por edhe zona te tjera, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi se turizëm. Dy persona kanë humbur jetën në det, pasi kanë qënë duke lëvizur me varkë dhe nuk kanë mundur t’u shpëtojnë dallgëve. Shume prej plazheve u mbuluan per disa ore nga breshëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *