E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Tre veprimet që nxjerrin zbuluar tradhëtinë e partnerit!

Wife With Curiosity Looking At Husband Talking Privately On Cellphone

Tradhëtia në çift është një ndër fenomenet më të shpeshta që duket se ndodh në marrëdhënien e një çifti.

 

Më poshtë do të lexoni disa nga mënyrat se  si ta zbuloni nëse partneri ju tradhëton.

 

Reklamë

Zakone të reja

Nëse partneri nuk sillet më si më parë dhe ndryshon zakonet e tij më bazike, ka ardhur momenti që të filloni të shqetësoheni. Për shembull nëse sheh celularin shpesh edhe kur flet, apo nëse kthehet shumë vonë në shtëpi për shkak “ të punës”, ka ardhur koha që të filloni të dyshoni.

 

Nuk dëshiron të dalë me ty

Nëse gjatë kohëve të fundit partneri ka filluar të dalë pa ty, ose të apasionohet pas një hobi të ri, mbase ka ardhur momenti që t’u biesh këmbanave të alarmit. Nuk është normale që partneri të bëjë gjithçka jashtë shtëpisë pa ty.

 

Dëshiron të kalojë kohë vetëm

Nëse më parë bënit pazarin bashkë, ose dilnit për shëtitje, apo shkonit në kinema, tashmë nuk bëni më asgjë bashkë. Ai dëshiron të qëndrojë vetëm, të dalë vetëm dhe të argëtohet me çdo njeri vetëm se jo me ju. Mbase ka diçka për të fshehur?

Vazhdo të lexosh

Reklamë