E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tre udhëheqësit e grushtit të dështuar në Bolivi në paraburgim, rrezikojnë 20 vite burg

Soldiers return to the government palace after lowering the Bolivian national flag at Murillo square in La Paz, Bolivia, Friday, June 28, 2024, two days after Army troops stormed the government palace in what Bolivia's President Luis Arce called a coup attempt. (AP Photo/Juan Karita)

Tre liderët e dyshuar të grushtit të dështuar ushtarak në Bolivi janë lënë në paraburgim për gjashtë muaj me urdhër të gjykatës, njoftoi dje zyra e prokurorisë.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Bolivisë, gjenerali Juan Jose Zuniga, zëvendësadmirali Juan Arnes dhe Alejandro Iraola dhe ish-kreu i një brigade, do të qëndrojnë në paraburgim në një burg të sigurisë maksimale, ndërsa ndaj tyre po kryhen hetime.

Reklamë

“Ndalimi i përkohshëm i urdhëruar nga gjyqtari pa dyshim përbën një precedent dhe është një tregues i mirë se hetimi mund të vazhdojë të ecë përpara”, tha prokurori Cesar Siles.

Tre oficerët e lartë, të cilët akuzohen për komplot për të rrëzuar presidentin e zgjedhur Luis Arce, përballen me akuza për terrorizëm dhe pjesëmarrje në një rebelim të armatosur kundër shtetit, sipas prokurorit.

Akuzat parashikojnë dënime deri në 20 vjet burg, vuri në dukje prokurori në televizionin shtetëror.

Gjithsej 21 persona, ushtarakë dhe civilë aktivë dhe në pension, janë arrestuar në hetimin e tentativës së grushtit të shtetit, gjatë së cilës ushtarët, të mbështetur nga tanke, rrethuan pallatin presidencial për orë të tëra përpara se të tërhiqeshin përfundimisht.

Gjenerali Zuniga pretendoi se ai veproi me urdhrat e presidentit, i cili tha se i kërkoi të organizonte tentativën për grusht shteti në mënyrë që të “rriste popullaritetin e tij”.

Zoti Arce nga ana e tij e mohoi kategorikisht: Si mund të urdhëroj apo planifikojë një grusht shteti kundër vetes? Ai veproi me vullnetin e tij të lirë”.

Me këtë grusht shteti të dështuar ushtarak, Bolivia hyri në një periudhë të re trazirash politike, në një sfond të krizës së rëndë ekonomike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë