Subscribe

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në qytetin e vogël të Klosit, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

 

Burime nga grupi hetimor thanë se konflikti mes dy familjeve kishte nisur afro një muaj më parë pas një ngacmimi në rrjetet sociale të vajzës së autorit, nga 17-vjeçari Kenado Shira.

 

Në ngacmimin e nisur mes dy adoleshentëve, ishte përfshirë edhe djali i tezes së Kenados, Renato Hasula, 14 vjeç. Duke qenë nën trysninë e tyre, mësohet se vajza nuk kishte shkuar në shkollë për disa ditë. Për këtë fakt ajo kishte vënë në dijeni babain e saj Fiqiri Mjeshtri, i cili thirri dy të rinjtë së bashku me prindërit e tyre për t’u sqaruar.

 

Por biseda mes tyre në një lokal degradoi në sharje e ofendime e më pas në përplasje fizike. Më pas, Fiqiri Mjeshtri mori pistoletën pa leje dhe qëlloi 7 herë mbi Liri Shirën, Eglantin Hasulën si dhe dy djemve të tyre adoleshentë.

 

Pas krimit ai u largua drejt banesës së tij ku u gjet i vetëvrarë nga policia.

 

Burime sqaruan se policia ka qenë në dijeni të konfliktit mes familjeve prej afro 1 muaji, por nuk ka vepruar. Ndërkohë dy vëllezërit e autorit Fatmir e Besnik Mjeshtri, pas shoqërimit nga policia u morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë.

 

Ngjarja për banorët e Klosit mund të ishte parandaluar pasi të gjitha institucionet ishin në dijeni të konfliktit por e neglizhuan.

 

 

Duhet të punonte shkolla. Rasti kishte kohe qe ishte bere problem.

 

Dy të plagosurit në këtë ngjarje, Renato Hasula dhe babai I tij, Eglant Hasula ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *