E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre të vdekur dhe 150 të infektuar nga koronavirusi në Itali, izolohet veriu

68 vjecarja që gjeti vdekjen mbrëmjen e të dieles në Creme të Lombardisë ishte viktima e trete nga koronavirusi në këtë vend. Deri tani të tre viktimat kanë qënë mbi 65 vjec dhe me semundje të tjera. Megjithatë frika në Itali është e madhe pasi numri I të prekurve vijon të rritet. Nga azhornimi më I fundit që I është bërë gjëndjes në të paktën 5 rajone sidomos ato veriore rezultojnë deri tani 150 persona të prekur, një pjese e të cileve janë duke marrë trajtim në spital ndërsa të tjerët janë izoluar. Me një dekret urgjent, qeveria italiane ka marrë kompetenca të veçanta për të trajtuar situatën duke miratuar gjithashtu masa të rrepta në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Policia ushtarake e pajisur me maska kirurgjikale po ruan rreth 12 qytete veriore italiane me dhjetëra mijëra banorësh, që janë vendosur në karantinë pas një shpërthimit të koronavirusit. Policia po garanton që askush të mos hyjë apo largohet nga qytetet e izoluara e të vendosura në karantinë. Shumica e rasteve me koronavirus në Itali janë identifikuar në veri, në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Në disa rajonë si Lombardi, Piemonte, Veneto, Emilia Romanja janë marrë masa të rrepta, përfshirë mbylljen e shkollave, universiteteve, kinemave dhe muzeve për të paktën një javë. Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë tubim publik apo mbatje e shërbesave kishtare, si dhe janë pezulluar të paktën katër ndeshje futbolli në kuadër të Serisë A. Në Venecia nuk do të ketë karnavale këtë vit nga frika e përhapjes masive të koronavirusit. Ndërkohë është mbyllur edhe sheshi I famshëm “Duomo” në Milano.

Vazhdo të lexosh

Reklamë