Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Tre të rinj, kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur prej tre ditësh.

 

Vilson Çutaj 37 vjeç nga fshati Bajzë, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Danjel Pepaj 25 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orës 15:00 të ditës së shtunë.

 

Sipas denoncimit të bërë në polici, ata dyshohet se mund të jenë vrarë pasi në zonë janë dëgjuar të shtëna armësh.  Babi i Klement Pepajt tregon se i biri para  kishte dalë për të pirë kafen me kushëririn e tij, Vilsonin.

 

Babai i Klement Pepajt

Kanë humbur vet i treti. Thonë që janë dëgjuar krisma armësh  në atë zonën pyjore. Ne nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, po zhvillon kontrolle por ende asgjë. Simbas të tjerëve kanë qenë bashkë, se unë nuk kam qenë këtu, dhe djalin e kam lënë në shtëpi me gruan. Kur kam ardhur dhe e kam pyetur se ku është djali më ka thënë se: “Ka dalë të pijë kafe me Vilsonin”. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht dhe nuk më ka thënë që ka konflikte. Nuk di çfarë të them. Ndoshta ka pasur konflikte por nuk mi ka treguar mua. 

 

Ai ngre akuza Klementi mund të jetë vrarë nga kushëriri i tij, Danjel Pepaj.

 

 

Disa bashkëfshatarë kanë thënë në polici se ka qenë konflikt droge. Sipas policisë, djali i xhaxhait është parë me automatik, Danjeli. Për djalin tim dhe Vilsonin nuk dimë ende asgjë. Mund të jenë dhe hamendje për të krijuar një konflikt. Unë i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vendosë në dispozicion të gjitha mjetet në tokë dhe ajër që të gjejmë djalin. Në Malësi të Madhe më kanë thënë që këta të 3 kanë pasur konflikt. Kam folur me djalin e xhaxhait dhe ai më tha se prej 2 javësh nuk e kam parë. Ndërsa të tjerë thonë që e kanë parë. Unë dyshoj se më ka mashtruar. Dyshimet më të mëdha i kam tek Danieli se më ka vrarë djalin”

 

Ndërkohë forca të shumta policie po zhvillojnë kontrolle në zonë, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të të rinjve. Burime  të policisë kanë ngritur dyshime se ata mund të jenë përfshirë në një konflikt për parcelat me kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *