E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre të plagosur rëndë në rrugën Fushë Krujë- Laç

Aksident I rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, ne fshatin Derven, paraditen e kësaj të hëne.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me borduren.

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ata janë shoferi Festim Dika dhe pasagjeret Hajrie Dika dhe Klementina Mesi.

Reklamë

Të tre këta përsona janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qënë shpejtësia e lartë e mjetit.

 

 

Njoftimi i policise:

 

Më datë​ 18.11.2019, në orën​ 10:45, në ​ rrugën​ dytësore​ Thumanë -​ Fushë Krujë, Derven, shtetasi F.D., duke drejtuar​ mjetin tip “Mitsubishi”,​ka humbur kontrollin​ dhe është përplasur​ me bordurën.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dhe 2 pasagjeret shtetaset H.D.,dhe K.M., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë