Subscribe

Tre automjete, mes tyre edhe një makinë policie janë përfshirë në një aksident mesditën e së enjtes në aksin Laç Fushë-Krujë pranë fshatit Gjorm. Sipas të dhënave nga përplasja kanë mbetur tre të plagosur, njëri prej te cilëve Leke Ndocaj, efektiv policie. Për shkak të plagëve të marra ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 2 të tjetër pasagjere ne mjetin tjeter tip “Benz” janë dërguar në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e parë. Një nga personat e përfshirë në aksident është edhe djali i kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, Kjeldi Bardhi, 20 vjeç. Ai eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke lene te plagosurit qe udhëtonin bashke me te. I riu është shpallur në kërkim nga policia. 20-vjeçari Bardhi ka qenë duke ecur me shpejtësi te madhe dhe nuk ka ngadalësuar, duke goditur nga mbrapa një makinë policie e cila ka qenë e parkuar, në një xhep te rrugës në krahun e djathtë. Sipas policisë, forca e përplasjes ka qenë aq e madhe sa e ka spostuar makinën në korsinë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *