E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tre të larguar nga Ferma VIP, Jonida Maliqi e Khuba braktisin garën, Anada Nikollari eliminohet

Mbrëmja e gjashtë e spektaklit “Ferma VIP ” u karakterizua nga zhvillime të papritura, vendime të forta dhe dinamika që ndryshuan rrjedhën e lojës.

Prime nisi me largimin e këngëtarit Khuba. Një vendim i menduar prej disa ditësh, i cili erdhi pas kërkesës së tij drejtuar Agait për të ndërprerë eksperiencën në fermë.

Reklamë

Por surprizat nuk u ndalën këtu. Menjëherë pas mbylljes së primes, edhe këngëtarja Jonida Maliqi vendosi të largohej nga gara, në mënyrë të menjëhershme.

Në vijim, loja mori një kthesë të fortë me shpalljen e fermeres së preferua, mimozës, nga televotimi i hapur ditën e premte. Si rezultat Moza i shpëtoi  përfshirjes në sfidë, ndërsa pjesa tjetër e fermereve u përballën me një nga provat më të vështira të spektaklit.

Tetë konkurrentë u vunë përballë një sfide ekstreme, mbajtjen e gjarpërinjve. Në grupin e parë, Fabjola u dorëzua e para, duke përjetuar emocione të forta dhe duke shpërthyer në lot, çka e nxori automatikisht nga gara. Malbora nuk arriti të përballonte të tre raundet, ndërsa Sara dhe Gresa treguan qëndrueshmëri, duke u shpallur fituese.

Në grupin e dytë, Romiri, Iliri dhe Dona ia dolën të përfundonin sfidën me sukses, ndërsa Anada u dorëzua që në minutat e para.Si pasojë, në televotim shkuan Anada, Fabjola dhe Malbora, me fatin e tyre tashmë në dorë të publikut. Në fund të mbrëmjes, ishte Anada Nikollari ajo që u eliminua nga gara, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë euro.

Paralelisht me tensionin e garës, produksioni solli edhe elementë të rinj në fermë, me hyrje të reja si DJ Bujaka, duke shtuar dinamika të reja në lojë.

Një nga momentet më emocionale të mbrëmjes ishte surpriza për Mimoza Ahmetin. Agai i dhuroi një mini-bibliotekë pranë krevatit, një gjest që preku thellë poeten, e cila u shpreh se ishte hera e parë që qëndronte kaq gjatë larg librave.

Ndërkohë, përditshmëria në fermë vijon të prodhojë përplasje. Debatet për ndarjen e punëve kanë krijuar tension mes fermerëve, ku disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësi për angazhimin e të tjerëve.

Në një tjetër linjë narrative, duket se po lind një afrim mes Indrit dhe Vanesës. Edhe pse kjo e fundit ka deklaruar një lidhje jashtë, ajo nuk e ka mohuar plotësisht një tërheqje ndaj Indrit, ndërsa ky i fundit ka shprehur hapur pëlqimin e tij.

Në fund, sfida për buxhetin e javës, e menaxhuar nga Jonida, Ermiona dhe Klodi, rezultoi e vështirë, duke siguruar vetëm 25% të buxhetit të mundshëm.

Një mbrëmje e mbushur me largime, sfida të forta dhe zhvillime emocionale, që konfirmon edhe një herë se “Ferma VIP 3” vijon të mbetet një nga formatet më dinamike dhe të paparashikueshme në ekran.

Më shumë video

Reklamë