Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Interpol Tirana për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.
Ndrëkohë në Itali bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
Po në bashkëpunim me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi në Itali, dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Ky I fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.





