E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre të dënuarit për vrasje dhe vjedhje me dhunë që duhet te justifikojnë pasurinë

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të dënuar për vrasje me dashje dhe vjedhje me dhunë.

Më konkretisht ata që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre janë:

Reklamë

Petrit Merja, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Kreshnik Spahiu, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

Aleks Dani alias Aleks Ternova, alias Idajet Ternova, me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë