E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre të arrestuar në Korçë për drogë e municion ushtarak

Policia e Korçës arrestoi tre persona, ndërsa sekuestroi një sasi hashashi dhe municione ushtarake.

 

Sipas policisë rreth 9 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolla detonatorë u gjetën në një pikë karburanti në vendin e quajtur “kryqëzimi i fshatit Dishnicë”.

 

Reklamë

Operacioni i koduar “itinerari” çoi në pranga pronarin e pikës së karburantit, Petro Kapurani, vëllain e tij Andrea Kapurani dhe Asllan Spahillari.

 

Policia bën me dije se sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit në një ambient të përshtatur për depozitë uji.

 

Ndërkohë uniformat blu nisën hetimet për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre personave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë