E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tre shtete bëhen bashkë për të kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë

Austria, Çekia dhe Sllovenia mbështesin nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ai çek, Jakub Kulhanek dhe kryediplomati i Sllovenisë, Anze Logar vizituan Shkupin për të diskutuar veton e Bullgarisë.

Zyrtarët e BE thanë së çështjet e ndara bilaterale nuk duhet të bllokojnë zgjerimin e bllokut. Tirana ka qenë ndalesa tjetër e shefave të diplomacive të tre vendeve.

Një ditë më parë Bullgaria njoftoi se do të vazhdojë të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të çështjeve të gjuhës dhe historisë.

Sofja kërkon nga Shkupi të pranojë se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Por udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se gjuha dhe sovraniteti i vendit janë ta panegociueshme.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë