E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre shqiptarë të arrestuar në Itali, policia u gjeti drogë gjatë kontrolleve

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali në tre aksione të ndryshme antidrogë.

Një prej tyre ka rënë në pranga në Mestre, pasi me ndihmën e një qeni antidrogë, gjatë kontrollit të automjetit, iu zbulua një fund i dyfishtë brenda së cilit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.

Reklamë

Ndërkohë në San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27 vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.

Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë si dhe disa gram heroinë. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë