Subscribe

Dashurinë për atdheun tre të rinjtë shqiptarë Blerta, Nita dhe Frankli, nuk e lënë pa e reklamuar edhe në rrjetet sociale.

Nita dhe Blerta kanë shqiponjën tatuazh në trup, ndërsa Franklin e mban si varëse.

Në lidhje me SKYPE nga Kanadaja me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Franklin ka treguar se si lindi ideja për të reklamuar motivet kuqezi në rrjetet sociale.

Frankli ka rrëfyer se ideja për të reklamuar tatuazhet dhe varësen shqiptare në tik tok erdhi spontanisht.

Pjesë nga biseda:  

Brikena Prifti: Sa vite ke në Kanada?

Frankli: Po më bëhen 7 vite që kam ardhur në Kanada. Erdha si student. Ideja e shqiponjës dhe videos ka qenë shumë spontan. Ishim duke bërë plane për verën për në Shqipëri dhe lindi natyrshëm.

Brikena Prifti: Ti je nga Shqipëria?

Frankli: Po nga Shkodra.

Brikena Prifti: Të mungon Shqipëria, si erdhi si ide?

Frankli: Tatuazhin nuk e kisha, unë nxora atë varësen, Blerta dhe Nita bënë tatuazhet. Edhe pse jemi larguar prapë Shqipëria ëhstë vendi jonë.

Brikena Prifti: Si jeni bërë bashkë me Nitën dhe Blertën?

Frankli: Blerta është vajza e tezes, kur kam ardhur në Kanada kam qëndruar te tezja. Nita është shoqaj e  ngushtë e Blertës. Jemi shumë të afërt, rrimë bashkë me shqiptarë të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *