Tri raste te reja te dyshuara me Covid-19 ne qytetin e Korces. Burime te siguruara thone se te tri personat nuk kane asnje lidhje me 12 qytetaret tashme te konfirmuar si pozitive ne qytetin e Korces dhe as me kontaktet e tyre, por jane tri raste te reja, tashme te dyshuara se mund te jene te prekura nga koronavirusi. Dyshimet e mjekeve kane ardhur pas shfaqjes se simptomave nga ana e ketyre qytetareve te cilat jane mjaft te ngjashme me ato te shkaktuara nga semundja e Covid-19,  cka i ka detyruar bluzat e bardha te marrin tamponat perkatese. Tamponat e ketyre tri qytetareve jane cuar drejt Institutit te Shendetit Publik, per te kryer analizat qe do te vertetojne nese kemi te bejme apo jo me persona pozitive covid-19. Pas konfirmimit te rastit te 12 zyrtar me covid-19, 2 dite me pare ne qytetin e Korces, edhe 8 kontakte te mjekes korcare kane rezultuar negative ndaj koronavirusit, cka qetesuar disi korcaret, por keto tri raste te reja te dyshuara, pa asnje lidhje me rastet e meparshme jane nje rrezik i ri per perhapjen e virusit ne qytetin juglindor. Mjeket kane qene mjaft diskrete sa i takon te dhenave te detajuara per tri rastet e dyshuara, por kane qene te sigurt lidhur me mungesen e lidhjeve mes ketyre te dyshuarve dhe 12 rasteve te konfirmuara tashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *