Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është në kërkim të një mandati të dytë për bashkinë më të madhe në vend ka deklaruar se tre janë prioritetet që ai pritet të fokusohet mandatin e ardhshëm.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se synimi i tij i vetëm dhe i kryeministrit është ruajtja e vlerave kombëtare.

 

“Piramida, Bashkia e Re dhe Kopshti Zoologjik tre prioritetet për mandatin e dytë në krye të bashkisë. Bashkia e re te Bulevardi i ri që unë dua të bëhet me PPP, nëse nuk arrijmë që të kemi një fond për ndërtimin e godinës së bashkisë së re për 100 vitet e ardhshme. Kopshti Zoologjik është një tjetër objektiv i synuar në mandatin tim, ku ka mbaruar masterplani dhe jemi në fillim të punës”.

 

Fjalën e tij kryebashkiku e mbylli se do të bëjë çdo gjë që është në përputhje me ligjin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *