Subscribe

Pak klasike dhe shumë eksperimentale. Kjo është ajo që përcjellin eventet kulturore këtë fundjavë në kryeqytet.

 

Edhe baleti “Liqeni i mjellmave” vjen i ndërthurur me lëvizjet koreografike të Amerikës së viteve ‘40. Nuk do të gjeni Charlestone dhe as mjellma që vërtiten në një shatërvan pa klasiken, por një shfaqje baleti ku akti i parë dhe i tretë ndryshon kryekëput nga ajo që keni ndjekur më herët në Teatrin e Operas dhe Baletit. Premiera e baletit që ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, do të ndiqet edhe me dy shfaqje të tjera në fundjavë.

 

Eksperimental pritet të jetë edhe “Arrëthyesi” tek Cirku Kombëtar, një shfaqje që e rimerr fabulën nga një vepër klasike, por që do të interpretohet nga balerinë e artistë të çadrës së Cirkut.

 

Të njëjtën linjë ndjek edhe Teatri Eksperimental, premiera e të cilit këtë fundjavë vjen nën titullin “Tramvaji Dëshirë”. Në ndërthurje me poezinë, kjo shfaqje vjen si një thirrje kundër dhunës.

 

Po aq moderne mbërrijnë këtë fundjavë edhe shfaqjet për fëmijë në pedonalen e kryeqytetit. Dy prodhime kinematografike si “Mbreti luan”  dhe “Aventurat e Olafit” i prezantohen publikut të vogël me videoprojeksione, koreografi, muzikë e lojëra që përfshijnë edhe publikun e vogël.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *