E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre mjete përplasen në Pogradec

Një aksident i trefishtë u shënua pasditen e të hënës në dalje të qytetit pranë fshatit Buçimas në Pogradec.

 

Tre mjete u përplasën njëra pas tjetrës për shkak të një frenimi të fortë dhe të paparashikuar nga njeri prej mjeteve.

 

Reklamë

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të plagosur por vetëm dëme të shumta materiale. Ky është aksidenti i dytë i trefishtë pas atij që ndodhi pranë fshatit Udënisht dy ditë më parë edhe ky me dëme materiale.

 

Duket se nga njëra anë lagështira dhe nga ana tjetër pakujdesia e drejtuesve shkaktojnë të tilla aksidente të cilat në ditët e fundit në rang qarku janë rritur ndjeshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë