E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre mjete përfshihen në aksident

Tre persona kane mbetur te plagosur ne nje aksident automobilistik ne aksin Korçe-Pogradec. Ne aksident janë përshirë tre automjete, mes të cilëve edhe një furgon pasagjeresh. Ngjarja ndodhi një kilometër larg nga kryqëzimi i fshatit Petrush. Sipas policisë shkak është bere parakalimi i gabuar i furgonit me drejtues Refet Capollari 45 vjeç. Nga përplasja, një nga drejtuesit e mjeteve te përfshira ne aksident është plagosur rende dhe është dërguar ne spitalin e Pogradeci, aty ku ndodhen edhe dy te plagosurit e tjerë. Policia ka bere me dije se ne furgonin e pasagjereve ne momentin e aksidentit, ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është ndaluar nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë