E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Tre milionë dollarë shpërblim për këdo që vret Trump-in”

Një deputet iranian ofron 3 milion dollarë shpërblim për “këdo që vret Trumpin”.

Ahmad Hamzeh eshte deputet i Kermanit qe ishte dhe qyteti i lindjes së Qassem Suleimanit, kreut te Forces Quds ne Iran, i cili u vra nga një dron amerikan në 3 janar në Irak.

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kermanit se ne të gjithë jemi ushtarë të Haxhi Qassem Suleimanit dhe nuk kemi frikë të dëshmohemi. Ne i japim 3 milion dollarë kujtdo që vret Trump ”tha Hamzeh, në fjalimin e tij të martën në parlament , sipas agjensise  se lajmeve parlamentare te Iranit.

Ai kërcënoi Shtetet e Bashkuara, bazat e saj ushtarake dhe ambasadat në rajon:

“Do ta shijoni këtë realitet ku martiri Qassem Soleimani është më i rrezikshëm se Haxhi Qassim Soleimani, udhëheqësi yne ushtarak është më i fuqishëm i vdekur sesa para se ai të vritej. ”

Gjate homazheve të nder te gjeneneralit Soleimani pati kaos si pasoje e ngjeshjes qe krijoi turma shume e madhe e te pranishmeve ne ceremony.

Kjo shkaktoi bilanc tragjik me gjashtedhjete e dy te vdekur.

Pas vrasjes se gjeneralit Sulejmani tensioned mes SHBA dhe Iranit kane qene te medha. Shteti islamik reagoi duke goditur bazat ku strehoeshin ushtere amerikane dhe te NATO-s, disa prej te cileve mbeten te plagosur.

Vazhdo të lexosh