Subscribe

Maratona e Tiranës një nga eventet më të mëdha sportive që organizohet ndonjëherë në Shqipëri, vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të.

 

Mbi 3000 vendas dhe të huaj do të bëhen sëbashku në datën 23 tetor për të vrapuar.

 

Drejtori sportiv Gjergj Muzaka shpjegoi se si është organizuar maratona këtë vit si dhe itinerarin që do të ndiqet nga garuesit.

 

Muzaka nënvizoi garën “Fun Run” si dhe kazuat e ndryshme që ka të përfshirë maratona.

 

Si çdo edicion një ditë para maratonës më datën 22, organizojmë garën Fun Run ku do të ketë disa kategori, ku mund vrapojnë nxënësit e shkollave, familjarët, 4 putroshët, special për të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, patin skate e më pas për tja lënë stafetën datës 23 eventit të madh.

 

Daniel Nikolla është një nga inisiatorët “Vrapo si maratonomak” për Sindromën Down. Nga Londra ai tregon eksperiencën e tij dhe bën thirrje që njerëzit të përfshihen sa më shumë në kauza të ngjashme.

 

DANIEL NIKOLLA

 

Jam inisiator i nismës vrapo për Sindromën Down. E gjitha ka nisur në shtator të 2021, ku personalisht doja të vrapoja në maratonën e Tiranës si pjesë e memories për një person të familjes për një kauz që ka nevojë për mbështetje. Jam i lumtur të them që kemi mbledhur mbi 100 vrapues dhe rreth 11000 euro. Mbi 30 vrapues vijnë në Shqipëri nga Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut etj.

 

Malvin Nikolla është një nga maratonomakët që ka fituar çmimin e tretë në edicionin e kaluar në Maratonën e Tiranës e këtë vit do të vrapojë sërish.

 

Unë kam qenë atlet prej 10 vitesh dhe kam 2 vite qe jam shkëputur por e ndjek maratonën. Gjithmonë kam tentuar dhe pëlqyer që të jem pjesë e një kauze  të caktuar gjatë maratonës. Vitet e tjera kam vrapuar për  kauza të ndryshme,ndërsa këtë vit do të vrapoj për këtë kauz pasi më duket mjaft interesante për ti dhënë një ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale.

 

Në këtë edicion të gjashtë të maratonës së Tiranës do të marrin pjesë shumë personalitete të njohur nga fusha e sportit dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *