Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 December 2025
Vizion fokus

Diskutimet për paqe në Ukrainë, Zelensky pritet të takohet...

Arbër Hoxha “vret” Hajdukun minutën e fundit, ylli kuqezi...

Tragjedi në Itali, nëna vret vajzën e sëmurë dhe...

“Më dërguan në shtëpinë e një shqiptareje”, e mitura...

Kanadaja heq Sirinë nga lista e zezë e shteteve...

Shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi, një muaj...

E rëndë në Greqi, 2-vjeçari shqiptar humb jetën pasi...

“I kemi dorëzuar USB-në”, Veliaj i përgjigjet SPAK: Procesi...

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë...

SHBA: Europa rrezikon “asgjësimin”! Dokumenti i Trump zemëron anëtarët...

Tre maska të thjeshta dhe pa kimikate që përgatiten në shtëpi për depilimin e qimeve në fytyrë

30 Korrik 19:52

Qimet në fytyrë janë një problem që e kanë një pjesë e mirë e femrave. Shkaqet janë të ndryshme, si p.sh çrregullimet hormonale. Shpesh herë depilimet shkaktojnë irritime, puçrra me infeksion dhe skuqje të lëkurës. Për të shmangur të gjitha këto ka disa mënyra me anë të maskave. Këto lloj maskash mund t’i bëni në shtëpinë tuaj pa shumë produkte.

Do t’ju duhet një e bardhë veze. Në një pjatë ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Me anë të një furçe e shpërndajmë të bardhën e vezës në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, vendosim mbi të bardhën e vezës në fytyrë një pecetë të hollë. Mund ta vendosni në të gjithë fytyrën ose në pjesët ku keni qime te padëshiruara. E lyejmë pecetën sërish me të bardhën e vezës, dukë përdorur një furçë ose gishtat tuaj. Sipër shtresës së dytë të bardhës të vezës vendosim sërish një pecetë tjetër të hollë. E lëmë të bardhën e vezës të ftohet. Më pas fillojmë të heqim ngadalë pecetat e thara. Bashkë me to do të ikin dhe qimet.

Maska me sheqer dhe mjaltë: 1 lugë gjelle sheqer kaf ose të bardhë. 1 lugë gjelle mjaltë. 1 lugë gjelle ujë, 1 tas që duron nxehtësinë e mikrovalës, 1 spatul (ose shkop akulloreje), disa copa në formë shiritash. Vendosini të gjithë përbërësit në një enë që duron nxehtësinë. Vendosini enën në mikrovalë ose në një ngrohëse të çfarëdoshme. Përzini përbërësit për rreth 30-35 sekonda, deri sa përzierja të fillojë të flluskojë dhe të kthehet në ngjyrë kafe. Largojeni enën nga nxehtësia dhe lëreni përzierjen të ftohet pak, sa mos ju djegë lëkurën. Pra të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë Merrni pak nga dylli i ngrohtë me anë të një spatula dhe vendoseni atë në zonën ku keni qimet e padëshiruara. Merrni një copë në formë shiriti dhe vendoseni mbi zonën e lyer me dyllë. Me anë të gishtave ushtroni pak presion mbi copën, duke e sheshuar atë me lëvizje sipas drejtimit të rritjes së qimeve. Më pas tërhiqeni copën me ngadalë në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve. Përsëriteni të njëjtin proces deri sa qimet e padëshiruara të jenë larguar nga fytyra juaj.

Maska me shafran Indie: Shafrani i Indisë mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me përbërës të tjerë për heqjen e qimeve të fytyrës. Ai ka veti antibakteriale dhe parandalon infeksionet e lëkurës. Merrni 2 lugë çaji shafran Indie dhe përziejeni atë me ujë për të bërë një pastë të hollë. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10-15 minuta. Pasi maska të jetë tharë, fshijeni atë me një copë pak të lagur duke e lëvizur copën në drejtimin e rritjes së qimeve. Përdoreni këtë maskë rregullisht për disa javë deri sa qimet e fytyrës tuaj të jenë larguar plotësisht, njëherë e përgjithmonë.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Maska

Nga e njëjta kategori

Çaji që lufton kollën këtë periudhë

më shumë...

Selvije Jao rikthen foton me Shpat Kasapin, mesazhi prekës: Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës!

më shumë...

“Tension mes jush dhe partnerit tuaj”, zbuloni parashikimet e yjeve

më shumë...

Portokalli apo mandarina, cila forcon më mirë imunitetin?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EM...
  • Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosov...
  • Shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi, një muaj më pa...
  • 15-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e klas...
  • E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.