Kronikë
Video/ Tre makina përfshihen në një aksident në Tiranë, një i plagosur

Tre makina u përfshinë në një aksident rrugor pasditen e kësaj të premteje në Tiranë, në zonën e ish-stacionit të trenit.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, i cili u transportua me ambulancë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesit e tjerë nuk kanë pësuar lëndime, por vetëm dëme materiale në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




