Subscribe

Vijon largimi i këshilltarëve bashkiakë të LSI dhe bashkimi i tyre me PS. Pas Gjirokastrës dhe Fierit, 3 këshilltarë në Belsh iu bashkuan Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Besmira Xhaferrin, Pëllumb Dervishin dhe Ramadan Elezin. Tre te larguarit kanë hedhur akuza të forta ndaj partisë, ku bënin pjesë deri tani, duke thënë se u krijua për integrimin evropian, por doli kundër, ndërsa kanë përmendur dhe çizmen e Monika Kryemadhit në kuvend. Ata janë shprehur se nuk bëhet opozitë duke gjuajtur me çizme, apo duke sharë me libër shtëpie si Petrit Vasili, e më keq akoma me Berishën e Bashën, që sipas tyre. kanë vrarë e vjedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *