E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 38 minuta më parë
Video · Vendi

Tre kandidatë për ambasadorë

Ish-kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave Gent Gazheli, pritet të jetë ambasadori i ardhshëm në Turqi. Por gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, deputeti i PD Aldo Bumçi i vuri në dukje mungesën e përvojës në diplomaci. Po kësaj kritike nuk iu përgjigj as vetë kandidati dhe as deputetet e majtë. Më herët Gazheli tha, se eksperienca e tij do ta ndihmonte në aktivitetin si ambasador. Komisioni i Jashtëm dëgjoi edhe dy kandidatët e tjerë për ambasadorë: Anila Bitri në Itali dhe Sajmir Bala në Kuvajt, që të dy diplomatë karriere. Bitri dhe Bala u angazhuan për t’i dhënë më shumë zhvillim marrëdhënieve ekonomike me vendet respektive. Kandidatët për ambasadorë, pas kalimit të filtrit parlamentar, do t’i dërgohen për dekretim Presidentit të Republikës.

Më shumë video

Reklamë