Kosova ka regjistruar tri viktima dhe 978 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 24 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).

 

Rastet e reja dalin pas testimit të 2.546 mostrave apo 38.41 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.

 

Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.083 persona, bëri të ditur MSH-ja.

 

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.300.

 

Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë humbën jetën katër persona si pasojë e infektimit me koronavius.

 

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *