Subscribe

Shumë shpejt mbi lumin Mat, do të ndërtohen edhe tre hidrocentrale nga një firmë austriake. Zbatimi i projekteve mendohet të nisë në fillim të lumit Mat pranë Urës së Vashës në Klos e do të përfundojnë në afërsi të fshatit Batërr e Vogël në Bashkinë e Burrelit. Janë rreth 18 kilometra gjatësi qe preken nga ndërtimi e qe pritet te shkaktojnë tharjen e lumit. Kjo pasi uji do të futet nëpër tubacione. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa, tha se me implementimin e këtyre projekteve, bashkia mund të përfitojë shume. Por ndërtimi i HECE-ve kundërshtohet nga banorët e fshatrave të cilët thonë se dëmtohet çdo gjë. Prezantimi i projekteve nuk ka gjetur as mbështetjen e këshillit te Bashkisë Klos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *