E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre grabitje brenda pak orësh, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI+FOTO)

Një 29-vjeçar i identifikuar si Elis Kanani është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në tre raste të ndryshme brenda pak orësh në zonën e Katanias.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023, i riu shqiptar shkoi në një dyqan cigaresh, ku ka kërcënuar pronaren dhe i ka marrë 600 euro. Pas kësaj, 29-vjeçari shkoi në një lokal me një sëpatë në dorë dhe nën kërcënimin e mjetit prerës ka arritur të marrë 160 euro. Të nesërmen në mëngjes, Kanani shkoi në një ushqimore dhe grabiti 200 euro.

Policia ra në gjurmët e të riu shqiptar nga makina që ai përdori për grabitje. Në të treja rastet, Kanani kishte shkuar me një makinë “Alfa Romeo” që u filmua nga kamenrat e sigurisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë