Subscribe

Prokuroria e Durrësit ka vene ne hetim gjyqtaret Dhurata Bilo, Vladimir Skenderi e Ndue Gjura nen akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata dyshohet se kanë ndryshuar pronësinë e ish-hotel “Vollgës”, nje pjese e të cilës me pas i është dhuruar  Emiljano Shullazit nga nje shtetas i huaj, veprim qe dyshohet te jete kryer përmes presionit dhe kërcënimeve. Ne nje proces civil qe ka zgjatur per disa vite dy pale kane pretenduar pronësinë per truallin dhe objektin, Muhamed Abdullah Bavarezi, përfaqësuesi i “Saudi Brothers Commercial Company” dhe shtetasi Zanmir Hasa, çështja e tyre ka shkuar deri ne Gjykatën e Larte. Por sipas Prokurorisë, ndërsa çështja po shqyrtohej ne shkallen me te larte te gjyqësorit, Gjykata e Durrësit ka dale me nje vendim qe urdhëron hipotekën te regjistroje si pronar shtetasin saudit, duke fshire nga regjistri emrin e Zanmir Hases qe rezultonte si pronar deri ne ate moment. Sipas Prokurorisë, Gjykata ka shkelur haptazi ligjin ne ketë rast, pasi nuk ka asnjë dispozite ligjore qe te parashikoje fshirjen e nje regjistrimi te kryer dhe realizimin e nje te riu per te njejten prone. Prokuroria pretendon se veprimi i Gjykatës është kryer ne dijeni te plote per paligjshmërinë, pasi vete ajo kishte pranuar se zgjidhja përfundimtare e çështjes do te sigurohej pas shqyrtimit nga Gjykata e Larte. Paralelisht me hetimin e nisur, Prokuroria ka informuar presidentin e Republikës dhe KLD-ne ne lidhje me dyshimet per shkeljen e kryer nga tre gjyqtaret e Gjykatës se Durrësit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *