E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre fierakë të dënuar për vepra të rënda duhet të japin llogari për pasurinë (EMRAT)


OFL ka vënë në shenjestër pasurite e tre fierakëve të dënuar për disa vepra të rënda penale.

Më konkretisht ata që duhet të përgjigjen para ligjit janë:

​
Thoma Shkurti, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Kreshnik Dauti, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

Reklamë

Dritan Gropa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Tre shtetasit e lartëpërmendur si  subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​

Vazhdo të lexosh

Reklamë