Subscribe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie në të gjithë vendin për viktimat e zjarrit tragjik që shkrumboi spitalin covid në Tetovë, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tronditëse.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kërkoi që të lihen pas hamendësimet dhe vendosi në dispozicion ndihmë financiare për familjarët e viktimave.

 

TEUTA ARIFI

KRYETARE E KOMUNES, TETOVE

 “Në vend ka pasur më tepër spitale modulare, ato kanë ecur në bazë të procedurave të caktuara dhe Komuna e Tetovës si gjithmonë u është përmbajtur atyre procedurave. Çka do që të themi do të spekulonim dhe të gjithë ne që jemi këtu duhet të kemi kujdes nga spekulimet që mos të shkaktojmë akoma më shumë dhimbje, ka mjaft dhimbje dhe nuk meriton më shumë spekulim, por jam shumë e bindur se institucionet do t’i shikojnë të gjitha, të gjitha pistat për të gjetur arsyet, shkaqet, meqë pasojat janë aq të mëdha saqë patjetër duhet të gjinden shkaqet e tërë kësaj tragjedie”.

 

Vetëm pak ditë më parë, një 42 vjeccar është arrestuar nën akuzën se ka dëmtuar qëllimisht tubin e oksigjenit ndërsa në muajin prill u konfirmuan gabime gjatë ndërtimit të spitalit covid. Kompania përgjegjëse kundërshtoi akuzat për gabime teknike dhe deklaroi se përpara përfundimit të projektit, të gjitha pozicionet e punës u testuan dhe u kontrolluan.

Por shumë kritikuan  qeverinë për manaxhimin e situatës ndërsa kërkuan dorëheqjen e zyrtareve.Por ministri i shëndetësisë Venko Filpçe deklaroi se nuk do të largohet nga  posti i tij deri në përfundim të hetimeve.

 

VENKO FILPÇE

MINISTRI I SHËNDETËSISË NË MAQEDONINË E VERIUT

“Më lejoni që të them se nga përgjegjësia  dhe nga posti nuk kam ikur dhe as nuk do të iki, do të pres që të përfundoj hetimi. Dhe kete do e bej sepse edhe kjo situata është një krizë që ka nevojë për menaxhim, kryesisht për pacientët e tetovës.”

 

Ekspertë ndërkombëtarë nga vendet aleate të NATO-s do ti bashkohen ekipit hetues për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *