Subscribe

Shumë njerëz e mbajnë mend Teto Ollgën, personazhin e dashur të filmit “Zonja nga Qyteti”. Tashmë emri i saj i ka dhënë jetë një feste tre ditore në fshatin Tushemisht të Pogradecit.

 

Turistëve u janë ofruar produkte karakteristike të zonës, punime artizanale dhe prodhime kulinarie.

 

“I jemi përshtatur historisë së këtij vendi. Është vërtet një festë që vërtet i takon fshatit Tushemisht. Uroj ta kthejmë në festë të traditës.”

 

Ministri Blendi Klosi, tha se ky vit shënon një kthesë të madhe të turizmit shqiptar.

 

“Kemi thënë shpesh që vera këtë vit vjen e mbushur me aktivitete dhe kur e thamë ketë para pak muajsh shumë nuk na besuan. Organizimi i një aktiviteti të thjeshtë, por që synon të kthehet në një traditë. Në gjithë zonën turistike janë organizuar festa si kjo e teta Ollgës në Tushemisht. Shumë breza shqiptarësh jemi rritur me figurën e teto Ollgës dhe mitin e atij fshatit shumë të bukur, që ofron mikpritje, traditë, festë, dashuri, ofron pastërti. Duhet të gjejmë magjinë, jo vetëm të teto Ollgës dhe Tushemishtit, por të gjejmë ofertën e zejtarëve.”

 

Ndërkohë së shpejti në Pogradec do të zhvillohet edhe festa e Koranit dhe Belushkës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *