Subscribe

Pas një viti të vështirë pandemie, turistët vendas e të huaj janë rikthyer në Tushemisht, fshatin që ndodhet vetëm 5 kilometra larg Pogradecit. Ata tërhiqen nga bukuritë që ofron fshati, klima, kulinaria tradicionale si dhe mikpritja.

Shumë njerëz preferojnë ta kalojnë drekën me tavat e koranit e të belushkave, por edhe me lakrorët, byrekët si dhe gatimet e tjera të zonës.

Në tre dekada fsharti I ka pësuar një ndryshim të madh, duke sjellë ndërtime të reja në zonë si dhe shtim të kapaciteteve akomoduese.

 

Operatoret turistike

 

Ky fshat ka sjellë gjithmonë ndryshime pozitive . Megjithatë pavarësisht kësaj ne synojmë që ruajmë atë traditën tonë dhe kulinarinë për cdo turistë . Vitet kalojnë por Tushemishti e ruan bukurinë e tij.

 

Pese vjet më parë, në fshatin turistik kishte 6 hotele dhe 22 bare e restorante ndërsa sot, ato janë dyfishuar. Tushemishti numëron aktualisht 30 bare dhe restorante, ndërsa zhvillojmë aktivitetin 11 hotele dhe 10 bujtina.

Banorët dhe pushuesit thonë se zhvillimi I zonës ka sjellë përfitime të dyanshme.

 

Turiste

Jam nga Tirana dhe e vizitoj këtë fshat turistik cdo vit. Na pëlqen këtu . Është fresket lirë dhe kalojmë një  kohë të bukur me familjarët tanë . Cdo vit që kalon po bëhët dhe  më i bukur .

 

Banore e Tushemishtit

Jam banore e Tushemisht dhe prodhojë ushqime tradicionale që prej shumë vitesh. Më së shumti janë turistët e huaj ata që parapëlqejnë të blejnë por edhe vendas . Të gjithëve i pëlqën vendi jonë .

 

Tushemishti është fshati më i kërkuar në Pogradec, ndërkohë që kapaciteti akomodues në këtë fshat arrin deri në 800 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *